Cristiano Ronaldo, i cili sot feston ditëlindjen e 40-të, ka thënë se ëndrra e tij është të bëhet pronar i disa klubeve të futbollit, transmeton agjencia dpa.
Superylli portugez nuk ka dhënë ende asnjë indikacion për pension dhe vazhdon të përfaqësojë vendin e tij, si dhe të luajë për Al Nassr në Ligën Pro Saudite.
Megjithatë, ai zbuloi se nuk e sheh veten në një rol trajner apo menaxher, por përkundrazi dëshiron të jetë pronar klubi.
Ronaldo i tha televizionit portugez Canal 11.“Është ëndrra ime dhe jam i bindur që do të jem pronar i klubit. Dhe do t’ju them diçka tjetër: shpresoj që të mos kem vetëm një klub, por disa”, shtoi portugezi.