Ronaldo foli për herë të parë pasi Messi u ngjit në “çatinë e botës”, ia ktheu sërish buzëqeshjen

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ka folur për herë të parë pas përfundimit të Botërorit të Katarit, ku rivali i tij më i madh, Lionel Messi, ngriti trofeun e kampionit dhe ndoshta kështu i zgjidhi dilemat kur bëhet fjalë për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

Portugezi nuk bëri reklamë në publik për disa kohë pas eliminimit të Portugalisë në çerekfinale të Kupës së Botës kundër Marokut dhe për herë të parë pas 11 ditësh në rrjetet sociale postoi një foto nga stërvitja e rikuperimit në pishinë, me një buzeqeshje e gjere qe donte te thoshte se i kishte rikthyer shpirtrat pas deshtimit ne Boteror.

Siç dihej më parë, Saudi Al Nassr përgatiti një kontratë dyvjeçare e gjysmë për Ronaldon me vlerë 200 milionë euro në sezon, por sot Marca publikoi të dhëna të reja që janë vërtet të pabesueshme.

Përkatësisht, gazeta spanjolle pretendon se Ronaldo do të nënshkruajë kontratë shtatëvjeçare me Al Nassr. Për dy vjet e gjysmë, Ronaldo do të jetë lojtar, dhe pjesa tjetër e kontratës do të jetë ambasador i Arabisë Saudite në përpjekje për të fituar organizimin e Kupës së Botës në vitin 2030.

Sipas Marca-s, Ronaldo do të marrë 200 milionë euro në sezon për pjesën e luajtur të karrierës së tij, ndërsa do të marrë më shumë para për rolin e tij ambasador.

Kjo do të thotë se Ronaldo do të arkëtojë 500 milionë euro duke luajtur për Al Nassr dhe më pas do të marrë të paktën 900 milionë euro nga Arabia Saudite si ambasador, ose gjithsej të paktën 1.4 miliardë euro.

Kategoritë
Sport