Ronaldo ishte duke buzëqeshur, por djali i tij nuk është i emocionuar për ardhjen në Arabinë Saudite

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ka mbërritur në Arabinë Saudite me fytyrë të qeshur, ku do të prezantohet sot si futbollisti i ri i Al-Nassr-it, por duke gjykuar nga shprehja e fytyrës, djali i tij nuk ishte veçanërisht i lumtur për këtë.

Një numër i madh fansash u mblodhën në aeroport dhe më i vogli ka dashur të bëjë një foto me asin portugez dhe Ronaldo ua plotësoi dëshirën, ndërsa në sfond ishte djali i tij, shprehja e fytyrës së të cilit nuk tregonte shumë kënaqësi për shkak të gjithçkaje që ishte duke ndodhur.
Pasi u prit në aeroport, Ronaldo dhe familja e tij u akomoduan në një hotel luksoz dhe prezantimi zyrtar duhet të bëhet sot në orën 16-17.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë me këtë klub deri në verën e vitit 2025 dhe pritet që në atë periudhë të fitojë afër 500 milionë euro, ndërsa mediat vendase shkruajnë se në stadiumin e tij duhet të jenë nga 25 deri në 30 mijë tifozë. prezantimi.

Pasi Manchester United ndërpreu kontratën me Cristiano Ronaldon, nga Old Trafford u largua edhe djali i tij Ronaldo Junior. Ronaldo Jr (12) luajti për Juventus dhe Manchester United, por ndryshe nga babai i tij i famshëm, Ronaldo i ri nuk do të shkojë në Arabinë Saudite dhe Al Nassr. Klubi i tij i ri do të jetë, jo më pak, Real Madrid.

Kategoritë
Sport