Ronaldo krahason Euro-n me Kupën e Botës: Kam fituar dy trofe që i dëshiroja shumë!

Kombëtarja e Portugalisë mbrëmë shënoi fitore ndaj Kroacisë me rezultatin 2:1 në UEFA Nations League.

Cristiano Ronaldo ishte ai që shënoi gol në këtë takim, duke bërë historinë, pasi arriti në shifrat e 900 golave në karrierë.

Pas ndeshjes, Ronaldo foli për “RPT3” dhe dha një deklaratë interesante në lidhje me trofeun e Euro-s, të cilin e kishte fituar në vitin 2016.

“Të fitosh një Euro në Portugali është e barabartë me një Kupë Bote. Unë tashmë i kam fituar dy trofe me Portugalinë që i doja shumë.

“Jam i motivuar ta shijoj futbollin dhe rekordet shfaqen në mënyrë të natyrshme. Unë nuk thyej rekorde, ato janë që më ndjekin mua”, u shpreh Cristiano Ronaldo pas ndeshjes mbrëmë.

Kategoritë
Sport