Ronaldo kryqëzoi parimet e tij për hir të parave: Fjalët që tha në 2015 tani po i kthehen si bumerang

Cristiano Ronaldo nënshkroi mbrëmë kontratën më të madhe në historinë e futbollit dhe do ta mbyllë karrierën e tij në Saudi Al-Nassr.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe do të fitojë 500 milionë euro, por tani fjalët që ka thënë në vitin 2015 po i kthehen si bumerang.

Në atë kohë, Ronaldo deklaroi si i ftuar në emisionin e Jonathan Ross se “ai do ta mbyllë karrierën e tij në një nivel të lartë, me dinjitet dhe në një klub të madh”.

Por realiteti është se ditët e fundit të futbollit ai do t’i kalojë në Arabinë Saudite, liga e së cilës është shumë më e dobët në krahasim me kampionatet evropiane të futbollit dhe për këtë arsye nuk është çudi që deklarata e tij të shpërndahet në rrjetet sociale.
Megjithatë, Ronaldo duket se nuk kujdeset shumë për këtë. Ka 500 milionë arsye.

Kategoritë
Sport