Kombëtarja e Portugalisë mbrëmë shënoi fitore 3:0 në miqësoren e fundit para Euro-s 2024 kundër Irlandës.
Cristiano Ronaldo shënoi dy gola mbrëmë duke konfirmuar formën e tij edhe pse në moshën 39-vjeçare.
Pas ndeshjes, ylli i Al Nassr shprehi emocionet e tij për udhëtimin drejt Gjermanisë për ndeshjet e Euro-s 2024.
“Nuk kam edhe shumë vite në futboll, më duhet ta shijoj.
“Jam i dashuruar pas futbollit. Çdo ndeshje është speciale për mua, imagjinoni në Euro… me Portugalinë, është një ëndërr, sikur të jem 20-vjeçar”, u shpreh Cristiano Ronaldo
Kujtojmë se Portugalia është në grup me Republikën e Çekisë, Turqinë dhe Gjeorgjinë.
🚨🇵🇹 Cristiano Ronaldo: “I don't have many years left in football… so, I have to enjoy it”.
“I'm in love with football. Every game is special, imagine at the Euros with Portugal, you feel proud… it's a dream, like when I was 20”. pic.twitter.com/xPdKBp0A9q
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 11, 2024