Ronaldo me dy fotografi i uroi nënës së tij 70-vjetorin, ajo nga fëmijëria është e veçantë

Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të famshëm të kohës sonë dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave, i ka uruar ditëlindjen nënës së tij, Maria Dolores dos Santos Viveiros da Aveiro.

Nëna Dolores sot feston 70-vjetorin e lindjes dhe Ronaldo e ka përcjellë urimin e tij me një fotografi nga fëmijëria, ku shihet pranë saj, i veshur me uniformën e Sportingut të Lisbonës, klubit të tij të fëmijërisë.

Përveç kësaj, ai ka publikuar edhe një fotografi aktuale, ku shihet se sa shumë kanë ndryshuar të dy gjatë viteve që kanë kaluar.

“Gëzuar ditëlindjen, mama! Faleminderit që më frymëzon çdo ditë dhe për mbështetjen tënde të pakushtëzuar. Të dua shumë,” ka shkruar Ronaldo në një mesazh emocionues për nënën e tij.

Këtë herë Ronaldo ende nuk ka zbuluar çfarë dhurate i ka bërë nënës për këtë vit. Kujtojmë që vitin e kaluar, futbollisti i Al-Nassr-it i kishte blerë një makinë Porsche Cayenne, që kushton 150,000 euro.

Kategoritë
Sport