Platforma streaming Netflix ka publikuar një seri dokumentare mbi destinacionin e ri të preferuar për futbollistët – “Pro Liga Saudite: Fillimi”.
Një nga protagonistët e historisë për këtë vend arab është futbollisti portugez Cristiano Ronaldo (39).
Pas konflikteve me ish-trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag, Ronaldo u transferua te Al-Nassr me një kontratë që i siguron 200 milionë dollarë në vit.
Në dokumentar, portugezi thekson se ende ka një pasion të madh për futbollin dhe se synimi i tij është të lërë një trashëgimi edhe në klubin e tij të ri.
“Kam ardhur për të fituar dhe për ta përmirësuar ligën. Dua të krijoj një trashëgimi. Thonë se jam i mbaruar dhe se jam këtu vetëm për para. Ende ndjej pasion për lojën. Edhe pse nuk e besojnë, jam këtu për të fituar,” tha Ronaldo.
Përndryshe, ardhja e Ronaldos hapi dyert për yje të tjerë të futbollit, si Neymar, Karim Benzema, Sadio Mané, dhe shumë të tjerë që iu bashkuan ligës njëri pas tjetrit.
Ndërkohë, portugezi vazhdon të thyejë rekorde në futboll dhe synimi i tij i radhës është të kalojë kufirin prej 1.000 golash të shënuar në ndeshje profesionale për klub dhe kombëtare.