Ronaldo përballet me 1 milion funte gjobë për intervistën me Piers Morgan

Sipas mediave britanike, Manchester United do të gjobisë me të paktën një milion paund futbollistin e tij Cristiano Ronaldo për intervistën që i ka dhënë gazetarit të famshëm britanik Piers Morgan.

Në intervistë, Ronaldo tha se Manchester United e “tradhtoi” dhe gjithashtu tha se nuk e respekton menaxherin Erik ten Haag.
Intervista u transmetua pas fitores 2-1 të United ndaj Fulhamit në Craven Cottage, në të cilën Ronaldo nuk luajti për shkak të sëmundjes. Ai gjithashtu nuk luajti kundër Aston Villas, të cilën skuadra nga Old Trafford e mundi në Carabao Cup.

Portugezi ka dashur të largohet nga United gjatë verës, por nuk ia ka dalë ta bëjë këtë dhe është “detyruar” të jetë zëvendësues i Marcus Rashford dhe Anthony Martial.

Në tetor, ai u gjobit me dy paga për refuzimin e hyrjes në lojë kundër Tottenhamit, në vend të kësaj u largua nga stadiumi para përfundimit të lojës.

Këtë herë pritet një gjobë prej të paktën një milion paundësh.

Kategoritë
Sport