Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme pushimin midis dy pjesëve të sezonit në Arabinë Saudite dhe këto ditë ka udhëtuar për një pushim dimëror.
Ronaldo ndau fotografi nga Lapland, rajoni finlandez në veri të largët të Evropës, ku po e pret Krishtlindjen me familjen e tij.
Gjatë vizitës së tij në Finlandë, Ronaldo shfrytëzoi rastin për të eksploruar bukuritë natyrore dhe gjatë kësaj kohe takoi edhe drerët.
Në një nga fotografitë e publikuara, ai ka pozuar pa bluzë në -8 gradë Celsius, duke treguar muskujt dhe në përshkrimin e postimit në Instagram ka uruar ndjekësit për Krishtlindjen.
“Gëzuar Krishtlindjen,” shkroi Ronaldo.
Pas trembëdhjetë xhirove të luajtura në Premier Ligën saudite, Al-Nassr i Ronaldos ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 25 pikë, madje 11 më pak se lideri Al-Ittihad.
Sezoni në Arabinë Saudite rifillon më 9 janar, kur Al-Nassr do të presë ekipin Al-Okhdood.