Ronaldo po ndërton një shtëpi luksoze për të kaluar ditët pas përfundimit të karrierës

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo po ndërton një shtëpi luksoze në Portugalinë e tij ku synon të kalojë ditët pas përfundimit të karrierës, por është përballur me shpenzime të paparashikuara.

Për ndërtimin e shtëpisë së re luksoze, Ronaldo investoi fillimisht 10 milionë paund, ose pak më pak se 12 milionë euro.

Megjithatë, kostot papritur u rritën deri në 20 milionë euro. Arsyeja është se çmimi i materialeve është rritur së fundmi, por edhe kërkimi i perfeksionit nga Ronaldo.

Sipas mediave britanike, Ronaldo gjatë gjithë karrierës së tij është përpjekur për perfeksionin në futboll dhe tani të njëjtën gjë dëshiron edhe jashtë fushës për ta bërë familjen të ndihet rehat në ditët e pensionit.

Futbollisti portugez ka në plan të tërhiqet në një shtëpi të re luksoze pas përfundimit të karrierës dhe dëshiron të ketë gjithçka në mendjen e tij atje.

Shtëpia e familjes Ronaldo ndodhet në bregdetin luksoz në Qinta da Marinha, pjesë e Rivierës Portugeze. Ai planifikon të jetojë atje me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tij.

Kategoritë
Sport