Ronaldo u takua me Ghanim Al-Muftah i cili tërhoqi vëmendjen duke recituar Kuranin në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës së fundit në Katar

Një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, u takua me YouTuber-in e famshëm nga Katari, Ghanim Al-Muftah, 20 vjeç, i cili tërhoqi vëmendjen duke recituar Kuranin në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës së fundit në Katar.

Al-Mufta ka lindur në Doha të Katarit me sindromën e regresionit kaudal, një sëmundje që ndikon në zhvillimin e shtyllës kurrizore të poshtme dhe gjymtyrëve të poshtme, duke e detyruar atë të luftojë dhe të jetojë pa këmbë.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi atë që në moshën 15-vjeçare të bëhej sipërmarrësi më i ri në Katar.

Mjekët i thanë se ndoshta do të vdiste para se të mbushte 15 vjeç, por ai arriti të mbijetojë dhe u jep shpresë të gjithë personave me aftësi të kufizuara.

Ai gjithashtu performoi në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës me Morgan Freeman kur recitoi një varg nga Kurani dhe tani më në fund u takua me Cristiano Ronaldon dhe ndau detajet e marrëdhënies së tyre në rrjetet sociale.

Cristiano Ronaldo nuk ishte në garë për ndeshjen në të cilën Al-Nassr-i i tij arriti një fitore 2:0 ndaj Al Tait dhe do të humbasë ndeshjen e radhës për shkak të një pezullimi prej dy ndeshjesh që u transferua edhe në Arabinë Saudite.

Kategoritë
Sport