Ronaldo vazhdon shkëlqimin në Arabi

Cristiano Ronaldo ka qenë meritori kryesor për fitoren e Al-Nassr të premten.

Al-Nassr mposhti me rezultat 2:1 në shtëpi Al-Taawonin, ndërsa portugezi asistoi në të dy golat.

CR7 dha një asistim të mrekullueshëm në golin e parë, të cilin e shënoi Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17-të.

Mysafirët barazuan me Alvaro Medranin në të 47-n.

Në minutën e 78-të, sërish me një asistim të bukur nga Ronaldo, Abdullah Madu shënoi për fitoren e ekipit të tij.

Kategoritë
LajmeSport