Ronaldon e lëshuan nervat, goditi topin pas fishkëllimës së gjyqtarit dhe u ndëshkua me të verdhë

Cristiano Ronaldo bëri një paraqitje për t’u harruar sot me Al-Nassr në Kupën e Arabisë Saudite, të njohur si “King Cup”.

Al-Nassr fitoi 3:1 kundër Abhas, për të vazhduar kështu në gjysmëfinale të kësaj gare

Ronaldo luajti për 87 minuta, por nuk ia doli të linte gjurmë.

38-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e pjesës së parë.

Ylli portugez mori kartonin e verdhë pasi goditi topin i revoltuar me vendimin e gjyqtarit për mbylljen e 45 minutave të parë.

Kategoritë
LajmeSport