Ronaldos do t’i jepet çmimi special nga UEFA që asnjë lojtar tjetër nuk e ka marrë në histori të futbollit

Ndërsa Liga e Kampionëve nis këtë javë me ndeshjet kualifikuese, UEFA ka njoftuar planin e saj për të nderuar Cristiano Ronaldon me një çmim special.

Në një deklaratë nga shtëpia e futbollit evropian thuhet se presidenti, Aleksander Ceferin do të nderojë portugezin si shenjë njohje të trashëgimisë së tij të jashtëzakonshme në kompeticionin më prestigjioz në botë.

“Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, do të nderohet me një çmim special nga presidenti, Aleksander Ceferin në njohje të trashëgimisë së tij të jashtëzakonshme në kompeticionin më prestigjioz në botë”, bëhet e ditur nga njoftimi i tyre.

Cristiano Ronaldo to be given special award by UEFA that no other player has received
“Arritjet e Ronaldos në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane – të arritura gjatë më shumë se 18 viteve – do të njihen gjatë ceremonisë inauguruese 2024/25 të Ligës së Kampionëve me 36 ekipe të fazës së shortit, e cila do të zhvillohet të enjten më 29 gusht në Grimaldi të Monakos”.

“Ish-sulmuesi i Sporting Clube de Portugal, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus ka shënuar 140 gola në Ligën e Kampionëve në 183 paraqitje. Ai ka 11 gola më shumë se Lionel Messi dhe 46 më shumë se Robert Lewandowski i vendit të tretë në krye të listave të golashënuesve”, vazhdon njoftimi i UEFA-s.

Cristiano me të vërtetë vendosi emrin në Ligën e Kampionëve me golat e tij, ndërsa Messi dominoi garën me dhunti, driblime dhe gola.

Kategoritë
Sport