Pas një karriere fenomenale si lojtar, Wayne Rooney po has shumë më tepër vështirësi si trajner dhe aktualisht po kalon ditët më të vështira të jetës së tij futbollistike.
Rooney (39) është aktualisht menaxher i Plymouth Argyle, skuadra e fundit në tabelën e ligës së dytë angleze. Ai e mori ekipin në Championship sezonin e kaluar dhe, pavarësisht mbijetesës, ishte i vetëdijshëm se do të ishte e vështirë të përsëriste të njëjtin sukses vitin tjetër me një klub të vogël nga bregu jugor.
Skuadra e Plymouth-it është aktualisht e fundit në tabelën e Championship-it dhe, duke parë performancën gjatë gjithë sezonit, vetëm një mrekulli mund ta mbajë në ligë.
Megjithatë, në ndeshjen e fundit kundër Coventry-t, ekipi vendosi një rekord të pafavorshëm që me shumë gjasë do të jetë i vështirë për t’u thyer.
Plymouth-i i Rooney-t pësoi golin e 49-të pas vetëm 22 javësh, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Championship-it. Më parë, rekordin e mbante Rotherham-i në vitin 2017, kur ra nga liga.
Skuadra e legjendës së Manchester United-it sot ka një tjetër sfidë të vështirë si mysafir, këtë herë kundër Oxford-it, ndoshta dhe një rivali direkt në luftën për mbijetesë.