Rrahja e të moshuarës në Pejë, Prokuroria niset në vendin e ngjarjes

Një video shokuese është publikuar në rrjetet sociale. Një e moshuar shihet se po goditet me shuplaka në fytyrë nga një infermiere.

Aktorja Kaltrinë Zeneli ka publikuar në Facebook një video ku shihet një infermiere duke e goditur me shuplaka fytyrës një plak të moshuar.

Teksa ajo e godet, koleget e saja dëgjohen duke qeshur me këtë akt mizor.

Rastin tashmë e ka marrë në dorë Prokuroria e Pejës. Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi për media i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Sapo është publikuar video, Kryeprokurori ka angazhuar dy prokurorë të merren me rastin. Ata tashmë janë rrugës duke shkruar për në vendin ku dyshohet se ka ndodhur rasti”, ka thënë Nikçi për EO.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1570869083348445

Kategoritë
LajmeVendi