Rrahje në Podujevë, arrestohen katër të mitur dhe sekuestrohet një thikë

Katër të mitur janë arrestuar pasi janë rrahur sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bedri Bajrami’ në Podujevë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

“Katër personat e përfshirë në rrahje (edhe personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor), janë intervistuar nga ana e policisë dhe më pas me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”.

Ndaj katër personave të dyshuar është iniciuar rast për veprën lëndim trupor, ndërkohë që njëri prej tyre ngarkohet edhe me veprën mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës, pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Kategoritë
LajmeVendi