Rrahmani i VV-së: Nuk ka më mirë se të jesh prind, ky është qëndrimi im

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani gjatë seancës së fundit në Kuvendin e Kosovës ka kundërshtuar projektligjin rreth fertilizimit me asistencë mjekësore.

Mirëpo kundër Rrahmanit doli deputetja nga e njëjta parti, Saranda Bogujevci, deklarimi i secilës u përcoll me shumë reagime.

Së fundmi deputeti Eman Rrahmani ka reaguar përsëri në Facebook, duke shpërndarë një postim të vitit 2020.

Ai shkroi se ky ka qenë qëndrimi i tij publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe si deputet.Ky ka qenë qëndrimi im publik para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve, dhe si deputet në dy legjislaturat e fundit. Ky do të jetë qëndrimi im edhe në të ardhmen, pra familje ku ka nënë, babë, gjysh, gjyshe…!” – ka shkruar Rrahmani.

Kategoritë
LajmeVendi