Rrahmani pas barazimit me Izraelin: Duhet të kemi më shumë vetëbesim

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka thënë se ndihet mirë me barazimin në udhëtim te Izraeli, por ekipi duhet të besojë më shumë për të arritur fitoren.

Dardanët morën një barazim të madh 1-1 në udhëtim te Izraeli, edhe pse ishin afër të merrnin të tri pikët.

Ky barazim ka lënë shije deri diku të mirë të kapiteni Amir Rrahmani, i cili ka thënë se ekipi dihet të ketë më shumë vetëbesim për të arritur fitore.

“Duhet të kemi më shumë vetëbesim. Duhet të besojmë se mund ta fitojmë lojën”, ka thënë fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.

“Ndeshja e 50-të me Kosovën? Normalisht që është krenari. Besoj që është vetëm fillimi i këtyre ndeshjeve. Mund të jap ende më shumë paraqitje”.

“Jam krenar që jam kapiten i kësaj përfaqësuese, i këtij ekipi të mrekullueshëm”.

“Shpresoj që paraqitjet në vazhdim të jenë më të mira dhe të arrijmë diçka me të cilin do të krenohej i gjithë kombi”, përfundoi kapiteni i Kosovës.

Kategoritë
Sport