Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Krime të Rënda është duke u zhvilluar seanca gjyqësore kundër Dibran Hoxhës, i vetëshpallur si “King Kobra”.
Hoxha i cili akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit, Visar Cengu më 3 janar të vitit 2023 është përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues rreth këtij rasti.
“Kam kërku me i gjet emrat e kuksianëve, doja të shkoja në shtëpitë e tyre”, ka thënë Kobra në gjykatë, transmeton IndeksOnline.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve kuksianë dhe disa personave nga Kosova por konflikti është përshkallëzuar me përdorimin e armës.
Ai qëlloi me breshëri ndaj automjetit me të cilin po udhëtonin 3 kuksianët Visart Cengu, Rufgen Shehu dhe Arben Basha, duke e lënë të vdekur të parin, të plagosur të dytin dhe fatmirësisht shpëtoi pa lëndime i treti.
Dibran Hoxhaj ka më shumë se 150 raste në Policinë e Kosovës, ku është arrestuar dhe liruar disa here, ku ka bërë edhe 20 muaj burg./IndeksOnline/