Rrëfimi emocional i zëdhënëses së PSV-së: Nuk e di sa do të jetoj, nuk e bëj dot

Zëdhënësi i PSV-së, Thijs Slegers, ka shokuar të gjithë në futbollin holandez pasi ka shpërndarë sot një postim zemërthyes në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se mjekët nuk mund ta ndihmojnë më.

Slegers u diagnostikua me leuçemi akute dy vjet më parë, kjo është arsyeja pse ai përfundoi duke iu nënshtruar një transplanti të qelizave staminale.

Ai u kthye në punë verën e kaluar, por pak ditë më parë mori një lajm të keq, të cilin e bëri të ditur sot për publikun.

“Kemi marrë një lajm të keq. Sëmundja që më shqetëson prej muajsh nuk ndalet. Mjekët nuk mund të bëjnë më asgjë për mua. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë fatin dhe të merremi me të. Familja ime dhe unë falënderojmë të gjithë për mbështetja e tyre në vitet e fundit, ka ndihmuar shumë”, ka shkruar Slegers.

Punonjësi i PSV-së shtoi se nuk e dinte se sa do të jetonte.
“Për sa kohë, në çfarë rrethanash, ne nuk e dimë tani. Kjo mbetet e pasigurt,” tha Slegers.

Në fund të postimit të tij në rrjetin social, ai ka ftuar të gjithë të regjistrohen si dhurues gjaku apo qelizash staminale, duke thënë se nuk mund të ndihmohej më ai, por të tjerët.

Kategoritë
Sport