Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së parë në Euro 2024.
Mbappe theu hundën pas një dueli me mbrojtësin e Kombëtares së Austrisë.
Sulmuesi i ri i Real Madridit në stërvitjen e fundit të Francës u paraqit me një maskë që kishte ngjyrat e flamurit francez. Dhe nëse Mbappe e mendon që ta bartë këtë maskë në ndeshjen ndaj Holandës, atëherë UEFA nuk i lejon.
Rregulli i shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, thotë: Pajisjet mjekësore të veshura në fushë duhet të jenë të thjeshta, dhe nuk duhet të përmbajnë identifikimin e ekipit ose prodhuesit”.
Kujtojmë që Franca luan sonte ndaj Holandës, në ndeshjen e dytë të Euro 2024.