Rreth 1.5 milionë turq në Gjermani kanë filluar të votojnë në zgjedhjet turke

Afërsisht 1.5 milionë qytetarë turq me të drejtë vote që jetojnë në Gjermani mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në Turqi më 14 maj.

Anëtarët e komunitetit më të madh turk jashtë Turqisë mund të votojnë në zgjedhje deri më 9 maj në 16 qendra votimi të miratuara nga Ministria e Jashtme gjermane. Autoritetet turke kishin propozuar më parë 26 qendra votimi.

Anëtari i parlamentit turk dhe avokati gjerman Mustafa Yeneroglu u bëri thirrje votuesve turq në Gjermani të votojnë për “shtetin e ligjit dhe demokracinë”.

Turqit në Gjermani tradicionalisht zgjedhin kandidatë konservatorë

Votuesit turq në Gjermani tradicionalisht zgjedhin kandidatët konservatorë në zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2018, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori mbështetjen e 65 për qind të votuesve në Gjermani, ndërsa në Turqi kjo mbështetje, me 53 për qind të votave, ishte dukshëm më e ulët.

Pesë vjet më parë, tensionet u ngritën midis qeverisë turke dhe gjermane lidhur me ndalimin e politikanëve turq nga mitingjet publike zgjedhore në Gjermani, me presidentin Erdogan që fajësoi autoritetet gjermane për bllokimin e përpjekjeve të fushatës së tij. Këtë herë nuk priten tensione të tilla.

 

Kategoritë
BotaLajme