Rreth 11,8 milionë turistë të huaj vizituan Istanbul-in gjatë 9 muajve të parë të vitit

Guvernatori Ali Yerlikaya tha se numri i turistëve të huaj në qytet është rritur me 102 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti dhe ka arritur në 11.787.834.

Guvernatori i Istanbul-it, Ali Yerlikaya, njoftoi se rreth 11,8 milionë turistë të huaj kanë ardhur në qytet gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Yerlikaya deklaroi se sipas Raportit të Statistikave të Turizmit të Istanbul-it, 1.607.045 turistë të huaj e kanë vizituar metropolin turk në shtator.

Ai tha se numri i turistëve të huaj në qytet është rritur me 102 për qind në nëntë muajt e parë të këtij viti dhe ka arritur në 11.787.834.

Yerlikaya vuri në dukje se më së shumti turistë kanë ardhur përkatësisht nga Rusia, Gjermania, Irani, SHBA-ja dhe Anglia.

Kategoritë
BotaLajme