Rreth 2,5 milionë turistë të huaj vizituan Antalien në 5 muajt e parë të vitit

Antalie, e cila pret turistë nga e gjithë bota, ka pritur 2 milionë e 415 mijë e 305 turistë në 5 muajt e parë të vitit.

Antalie, e cila e mbylli vitin e kaluar me rreth 9 milionë turistë, këtë vit e filloi shpejt sezonin. Për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), ngecja e turizmit në 2 vitet e fundit është zëvendësuar nga lëvizshmëria, ndërsa shifrat në rritje në 5 muajt e parë të vitit kanë bërë të lumtur sektorin e turizmit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Rrethit të Kulturës dhe Turizmit, numri i turistëve të ardhur në qytet nga 1 janari deri më 31 maj arriti në 2 milionë e 415 mijë e 305. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u shënua rritje të numrit të turistëve me 223 për qind.

Numri i turistëve të ardhur në Antalie vetëm në muajin maj është regjistruar 1 milion e 198 mijë e 110, një rritje prej 297 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila vazhdon që nga 24 shkurti, ka ndikuar edhe në turizëm. Rusia, e cila në vitet e mëparshme renditej e para në renditjen e vendeve që dërgonin turistë në Antalie, ra në vendin e dytë këtë vit. Në 5-mujorin, numri më i lartë i turistëve ka ardhur nga Gjermania me 595 mijë e 837.

Gjermania u pasua nga Rusia me 367 mijë e 749 turistë dhe Anglia me 282 mijë e 92 turistë. Ndër vendet që dërguan më shumë turistë ishin Holanda, Polonia, Izraeli, Kazakistani, Lituania, Irani dhe Danimarka.

Kategoritë
BotaLajme