NASA zakonisht me eksplorime të ndryshme hapësirës, u ofron njerëzve gjithnjë e më shumë njohuri për universin. Por, kësaj radhe, një satelit i agjencisë hapësinore amerikane shprehu kreativitet humoristik teksa postoi në Twitter një foto në të cilën Dielli duket se po buzëqesh.
Agjencia publikoi imazhin të mërkurën në Twitter, duke shkruar: “Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi diellin duke ‘buzëqeshur’. Të parë në dritën ultravjollcë, këto njolla të errëta në diell njihen si vrima koronale dhe janë rajone ku era e shpejtë diellore shpërthen në hapësirë.
Observatori Dinamik Diellor i NASA-s është një mision agjencie që synon të hetojë se si krijohet aktiviteti diellor dhe si nxit motin në hapësirë. E nisur për herë të parë më 11 shkurt 2010, anija kozmike e observatorit mat brendësinë e diellit, atmosferën, fushën magnetike dhe prodhimin e energjisë.
Që nga publikimi i saj, fotografia e NASA-s ka nxitur një mori përgjigjesh në internet, ku shumë prej tyre e krahasojnë imazhin me një kungull të gdhendur të Halloween-it , një luan dhe diell të paraqitur në shfaqjen për fëmijë Teletubbies.
Një përdorues u përgjigj : “A është kjo fytyra e njeriut të Stay Puft marshmallow nga Ghostbusters?”
Disa të tjerë e krahasuan diellin me disa biskota me çokollatë që shfaqin fytyra të buzëqeshura, të titulluara “BN Mini”.
Pavarësisht pamjes së tij miqësore, ekspertët paralajmërojnë se vrimat koronale të diellit mund të nënkuptojnë një stuhi diellore që godet tokën të shtunën. Spaceweather ka thënë “Buzëqeshja e gjetur po lëshon një rrjedhje të trefishtë të erës diellore drejt Tokës”.