Rreziku që vjen pas Ramazanit, mjekët këshillojnë “dietën” që duhet të ndiqni

30 ditët e Ramazanit janë sa sublime, aq edhe sakrifikuese për të gjithë besimtarët myslimanë, në fakt kanë edhe një “kosto”. Pas muajit të shenjtë të agjërimit dhe festës në tryezën e madhe të Bajramit, vjen një kohë tjetër. Sipas mjekëve, duhet të keni kujdes me dietën menjëherë pas muajit të Ramazanit.

Drejtori i Shëndetit Publik në Samsun, Turqi, Dr. Mustafa Kasapoglu, thekson se konsumi i tepërt i ushqimit pas Ramazanit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore që lidhen me stomakun dhe zorrët.
“Gjatë Ramazanit, njerëzit ulin sasinë e ushqimit që i japin trupit dhe ngadalësojnë në këtë mënyrë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndihmoni që metabolizmi të kthehet dalëngadalë në normalitet”,- thotë Dr. Kasapoglu.

Për të lehtësuar këtë tranzicion të organizmit, ekspertët këshillojnë të hani nga pak, por çdo tri orë. Gjithashtu, konsumi i ujit duhet të rritet, ndërsa konsumi i kafes dhe çajit duhet reduktuar.

Meqenëse periudha e Ramazanit është koha kur familjet mblidhen dhe hanë ushqime të bollshme, për të shmangur çdo sëmundje të mundshme, është më mirë të mos kërkoni një pjatë të dytë.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi