Rrëzohet avioni privat në Kroaci, humbin jetën dy persona

Dy persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël privat në Kroaci. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 kur avioni u ngrit nga aeroporti i Pulës. Sipas informacioneve paraprake, personat që humbën jetën janë dy shtetas jo kroatë.

Zjarrfikësit e aeroportit të Pulës dhe shërbimet e tjera të urgjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Aeroporti i Pulës ka shtyrë të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë.

Kategoritë
BotaLajme