Çmimi bazik i armaturës në tregun e ndërtimit vendor po vazhdon të këtë ngritje të vazhdueshme.
Nga 0.95 cent për kilogramë aktualisht armatura nga disa kompani po shitet në 1.30 euro.
Mekanizmat shtetërore duket të mos kenë dal ende në terren për të kontrolluar këtë ngritje të çmimeve, ani pse në berzen ndërkombëtare çmimi i hekurit herë pas here ka ulje-ngritje, ndërsa në tregun formal ajo vazhdon të shitet me çmim të lartë në Kosovë.
“Po abuzojnë masivisht jo vetëm me çmimin e armaturës por edhe me çdo lloj materiali tjetër të ndërtimit. Kompanitë distribuese po i shesin materialet me çmime të larta”, tha një konsumator për Ndërtimi.info.
Rritja e çmimeve ka prekur shumë edhe sektorin e ndërtimit.
Ky shtrenjtim ka ndikuar që shumë kompani të ndalin punën, e disa të tjera janë në pritje që ta ndalin, pasi me këtë çmim të metalit thonë se nuk ka llogari të punohet, shkruan gazeta JepiZë.
Situata bëhet edhe më e vështirë, sipas tyre, pasi punët kontraktuale janë aranzhuar me çmime të vjetra, ndërsa me këtë ngritje nuk mund të përfundohen sipas atyre marrëveshjeve.