Numri i gazetarëve të vrarë palestinezë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës e ka tejkaluar numrin e gazetarëve të vrarë në mbarë botën në 2021 dhe 2022
Një tjetër gazetar palestinez u vra në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës sot, duke e çuar numrin në 119 që nga 7 tetori, tha zyra mediale e qeverisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga zyra mediale thuhet se Wael Abu Fannouna u vra në qytetin e Gazës, pa detaje të mëtejshme.
Numri i gazetarëve të vrarë palestinezë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës e ka tejkaluar numrin e gazetarëve të vrarë në mbarë botën në 2021 dhe 2022.
Sipas të dhënave lokale dhe ndërkombëtare, 109 gazetarë u vranë në mbarë botën në 2021 dhe 2022, ndërsa të paktën 119 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.
Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë afro 1.200 njerëz.
Mbi 24.600 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 61.830 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Sipas OKB-së, 85 për qind e popullsisë në Gaza është tashmë e zhvendosur brenda vendit, ndërsa përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, kurse 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.