Rritet në 43.556 numri i të vdekurve nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi

“Ky është një nga tërmetet më të mëdha në botë”, tha ministri i Brendshëm turk.

Numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit në Türkiyen jugore është rritur në 43.556, njoftoi Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, transmeton Anadolu.

Soylu i bëri komentet gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë me TRT Haber në Hatay, një nga 11 provincat që u goditën nga tërmetet.

“Ky është një nga tërmetet më të mëdha në botë”, tha ai.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën, me epiqendër në Kahramanmaraş, goditën 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazığ dhe Şanlıurfa.

Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.

Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta.

Kategoritë
BotaLajme