Rritet në 51 numri i të vdekurve nga sulmet e sotme të Izraelit në Liban

Ministri libanez i Shëndetësisë tha se 51 persona kanë vdekur dhe 223 janë plagosur në sulmet e sotme të Izraelit

Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore të kryera nga ushtria izraelite në rajone të ndryshme të Libanit sot është rritur në 51 dhe ai i të plagosurve në 223, raporton Anadolu.

Në një deklaratë, ministri libanez i Shëndetësisë Firas al-Ebyad dha informacione për sulmet e Izraelit dhe të zhvendosurit për shkak të sulmeve.

Ebyad tha se 51 persona kanë vdekur dhe 223 janë plagosur në sulmet e sotme të Izraelit.

Zyrtari libanez deklaroi se janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të personave të prekur nga sulmet izraelite, veçanërisht atyre me sëmundje kronike.

Ndërkaq, numri i të vdekurve në sulmet e kryera nga Izraeli që nga 23 shtatori ka arritur në 609.

Kategoritë
BotaLajme