Rritja e pagës minimale bazuar në kritere, nuk duhet të lidhet me pensionet e veteranëve

D4d ka organizuar tryezën e diskutimit në Sallonet e së Martës me temën “Përcaktimi i pagës minimale në Kosovë – nevojat për reformim”, raporton Ekonomia Online.

Drinas Zeqiraj,  udhëheqës i divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit, ka thënë se paga minimale synimin kryesor e ka të sigurojë një mirëqenie sociale.

“Paga minimale më Kosovë që nga viti 2011 nuk ka ndryshuar asnjëherë. Një numër i madh i punëtorëve prekin nga niveli i pagës minimale. Paga minimale synimin kryesor e ka të sigurojë një mirëqenie sociale. Ministri i Financave mundet ta propozoj në mënyrë vetanake shumën e pagës minimale në dakordimin me partnerët ekonomiko social”, ka ai raporton Ekonomia oNline.

“Ne kemi konsideruar që konsultimi është i domosdoshëm për përcaktimin pagës minimale. Ligji i punës përcakto nivelin e produktivitetit nivelin e pa punusushmëris. Propozimet kanë variuar nga 218 euro deri në 350 euro. Ideja është që për 39 mijë punëtor të arrihet një pagë e dinjitetshme”.

“Si formule standarde edhe nga organizata e punës paga minimale duhet të përllogaritet me 50 përqind të pagës mesatare që në këtë rast i bie 250 euro. Vetëm ideja e ndryshimit dhe mënyrës së ndryshueshmërisë së pagës minimale të mos mbetet peng i diskutimeve e arrin efektin e vet”.

Kurse, hulumtuesi Edision Jakurti përmendi kriteret e pagës minmale.

“Kur flasim për pagën minimale hymë në një diskutim të pafund. Është gabim. Fillimisht duhet të flasim për kriteret e pagës minimale. Kriteret janë shumë të rëndësishme por edhe indikatorët e këtyre kritereve. Jam qe diskutimi me qene më shkencorë se sa një lloj pazari. Kemi një diskutim për lidhjen që është bërë mes pagës minimale dhe pensioneve të veteranëve. Lajmi i mirë është që po rritet paga minimale, mandej vlera është një çështje aritmetike”.

“Ka mënyra të ndryshme të përcaktimit të pagës minimale në botë. Raporti i pagës minimale me pagat e tjera ekonomikisht është e qëndrueshme dhe e mençur. Lidhja më e mirë e pagës kish me qenë me medianën. Mediana është vlera nën të cilën qëndrojnë 50 përqind e punëtorëve dhe nën të cilën qëndrojnë 50 përqind e punëtorëve.

Në Kosovë sipas medianës paga minimale duhet të jetë 260 euro. Ne me Qeverinë pajtohemi me vlerën që e kanë caktuar, por jo mënyrën si e kanë përcaktu”.

Kurse,  Nexhat Llumnica  nga BSPK-ja ka thënë se paga minmale duhet të jetë më e dinjiteshme.

“Ne shohim se tani për tani është një nismë e mirë, por nuk mjafto paga minimale prej 250 euro. Nuk i bie ngritje e pagës minimale pasi që shporta e konsumatorit e dim se sa është ngritur. Në Kosovë janë çmimet më të larta në rajon dhe për këtë aryes kemi thënë që paga minimale të jetë më e dinjitetshme. Ne e kemi bërë një propozim prej 370 euro, por nuk dmth që ngulim këmbë. Jam i bindur qe paga minimale do të ngritët edhe vet. Për arsye se sektori privat dhe publik mund të jetë pa punëtor”.

“ Pagën mesatare nuk mund ta dime asnjëherë, sepse ka njerëz që e vjedhin shtetin. Nuk ka pagë minimale edhe sot 250 euro. Është interes edhe i Qeverisë edhe i punëtorëve edhe i sindikatës rritja e pagës minimale”.

Kategoritë
LajmeVendi