Rritja e rasteve me Covid, edhe Bullgaria ashpërson kufizimet e udhëtimit

Të gjithë qytetarët nga Bashkimi Europian që do të hyjnë në Bullgari duhet të kenë një test negativ PCR së bashku me një certifikatë të vlefshme të COVID, duke filluar nga e premtja, sipas një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Masa synon të kufizojë përhapjen e variantit  Omicron, pas identifikimit të 12 rasteve.  Sipas deklaratës së ministrisë së shëndetësisë, fëmijët nën 12 vjeç janë të përjashtuar nga rregullat e reja.

Qytetarët bullgarë dhe anëtarët e familjeve të tyre që nuk kanë asnjë nga këto dokumente do të karantinohen për 10 ditë. Austria, Hungaria, Luksemburgu dhe Rumania janë të vetmet vende anëtare të BE-së që nuk janë aktualisht në listën e kuqe të Bullgarisë.

Kategoritë
BotaLajme