Rrjedhja e supozuar nga iCloud-i i Hunter Biden zbulon përmbajtje të pahijshme

Dyshohet se llogaria iCloud e djalit të presidentit amerikan është hakuar nga forumi online 4Chan.

Llogaria iCloud e Hunter Biden, djalit të presidentit amerikan, Joe Biden, dyshohet se është hakuar nga forumi online 4Chan në fundjavë, duke ekspozuar përmbajtjet e supozuara të pahijshme të tij.

Përmbajtja, e cila supozohet se i përket djalit të presidentit amerikan zbuloi tekste, foto dhe video, duke përfshirë imazhe të drogës dhe aktiviteteve seksuale.

Gjithashtu pretendohet se Hunter Biden e kishte regjistruar babanë e tij në telefon me emrin “Pedo Peter”.

Ndërkohë, Shërbimi Sekret Amerikan tha të hënën se janë “të vetëdijshëm” për hakimin e supozuar të llogarisë iCloud të Hunter Biden.

“Për momentin nuk jemi në gjendje të bëjmë komente publike për veprimet e mundshme hetimore, por mund t’ju siguroj se Shërbimi Sekret së bashku me partnerët e tjerë të zbatimit të ligjit janë në dijeni të postimeve dhe pretendimeve në mediat sociale që i referohen zotit Biden”, theksoi në një deklaratë zëdhënësi Anthony Guglielmi.

Rrjedhja u bë virale në 4Chan, ku një përdorues pretendoi se kishte hakuar kopjen rezervë të iCloud-it të Hunter Biden dhe më pas duke përdorur një mjet, u kishte mundësuar përdoruesve të rikuperojnë skedarët nga faqja e cloud të Apple.

Kategoritë
BotaLajme