Rrobotët së shpejti në ndihmë të individëve që ecin me karrige me rrota

Njerëzit me aftësi të kufizuara falë një skeleti të ri ndihmës të robotizuar do të mund të lëvizin. Kjo po bëhet e mundur falë një kompanie franceze e cila është duke krijuar një të ardhme bionike për këtë target grup.

Shpikja e “Wandercraft” u mundëson individëve me aftësi ndryshe të mund të ecin në këmbë, e të afrohen me lëvizjen dhe ecjen që bën një individ i zakonshëm.

Qëllimi primar i tyre është të lejojnë njerëzit që jetojnë me aftësi të kufizuara të jenë të pavarur dhe t’u japin të moshuarve mundësinë të ecin përsëri.

Eksoskeletit i duhet vetëm disa minuta për ta vendosur dhe Kevin Piette, i cili humbi përdorimin e këmbëve 10 vjet më parë, thotë se mund ta bëjë vetë.

“Hera e parë që ngrihesh në këmbë është shumë mbresëlënëse, sepse mund ta bësh shumë lehtë, shumë qetë, rehat. Dhe pastaj ju keni këtë qëndrim të drejtë që në fakt e kishit harruar. Është gjithashtu shumë bukur të jesh në gjendje të jesh në të njëjtin nivel me njerëzit në vend që t’i shikosh gjithmonë nga poshtë”, tha Piette për Euronews Next.

Të jesh në gjendje të ngrihesh në këmbë sjell edhe shpërblime shëndetësore. Piette thotë se ka përmirësuar qarkullimin e tij të gjakut, gjë që e ndihmoi tretjen e tij dhe gjithashtu e lejoi atë të reduktonte sasinë e ilaçeve që merrte.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji