RTS dhe Ministria e Brendshme e Serbisë financuan filmin “Dosja e Kosovës – Shtëpia e Verdhë”

Radiotelevizioni i Serbisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë financuan xhirimet e filmit “Dosja e Kosovës – Shtëpia e Verdhë” me regji të Sllagjana Zariqit. Së shpejti do të ketë premierë.

Ajo pohon se filmi bazohet në “raportin e Dik Martit, si dhe në një dokument të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) të vitit 2003, i cili përmban deklaratat e dëshmitarëve, ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët morën pjesë në transportin e serbëve të kapur dhe të joshqiptarëve të tjerë nga Kosova në territorin e Shqipërisë”.

“Sipas UNMIK-ut – këtij dokumenti, rreth 300 serbë të kidnapuar janë transferuar nga kampet e Kosovës në burgjet e improvizuara në Shqipëri. Serbët e kapur janë transportuar me furgona, frigoriferë dhe ndonjëherë edhe në këmbë i kanë çuar në Shqipëri. Ata janë mbajtur nëpër shtëpi private në Bicaj, Kukesh, Burel, fshati Ripa…”, tha ajo.

Filmi i përmendur flet edhe për “Shtëpinë e Verdhë” ku dyshohet se u janë hequr organet disa serbëve të kapur. Kjo nuk është vërtetuar kurrë.

Në rolet kryesore në film luajnë Zlatan Vidoviq dhe Strahinja Biçanin. Krahas tyre në rolet kryesore janë Predrag Vasić, Goran Šmakić, Nemanja Jovanović dhe aktorë të tjerë të Teatrit Kombëtar në Uzhice.

Kategoritë
LajmeRajoni