Ruben Amorim nënshkruan kontratë me “djajtë e kuq”, mësohet se kur fillon punën

Ruben Amorim mund të llogaritet si trajneri më i ri i Manchester Unitedit.

Gazetari italian, Fabrizio Romano ka raportuar se tashmë trajneri portugez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.

Amorim pritet që punën me “djajtë e kuq” të fillojë gjatë pushimit ndërkombëtar.

Skuadra e Sporting Lisbonës pritet t’i fitojë plotë 10 milionë euro, plus 1 milion për stafin e Amorimit, të cilin do e marrë me vete te Manchester Unitedi.

Pra, “djajtë e kuq”, të dielen ndaj Chelseat në Premier League do të udhëheqen nga Ruud van Nistelrooy, i cili mbrëmë e fitoi ndeshjen e parë si trajner i përkohëshëm.

Kategoritë
Sport