Ngadhënjim Rudi, avokati i Vatan Qakës, i dyshuar për vrasjen e policit kaçanikas Muhamed Lika, pas seancës gjyqësore deklaroi se klienti i tij nuk e ka pranuar fajësinë, raporton Ejonomia Online.
Sipas tij, akuza bazohet vetëm në pamjet e sigurisë ku Qaka shihet në shoqëri me dy të pandehur të tjerë.
“E përfunduam seancën dëgjimore dhe klienti im nuk e ka pranuar fajësinë. Në fakt, kërkesa e Prokurorisë është ngritur mbi dyshime dhe mbështetet vetëm në një video-incizim të marrë nga kamerat e sigurisë. Në ato pamje ai shihet në shoqëri të dy të pandehurve të tjerë. Normalisht, në seancë nuk e ka pranuar fajësinë dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet rasti,” tha Rudi.