Rumania planifikon të blejë 18 dronë Bayraktar nga Türkiye

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë i bëri një kërkesë parlamentit për blerjen e 18 mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Rumania planifikon të blejë 18 dronë Bayraktar nga Türkiye.

Mediat rumune njoftuan se Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë i bëri një kërkesë parlamentit për blerjen e 18 mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.

Duke theksuar se kërkohet miratimi i parlamentit pasi bëhet fjalë për një blerje prej rreth 300 milionë dollarësh, raportohet se nëse kërkesa miratohet, do të nisin negociatat mes dy vendeve.

Në lajm thuhet gjithashtu se droni Bayraktar ishte kthyer në një “legjendë” në luftën e Ukrainës.

Ndërkaq, në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, theksohet se vlera e 18 mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar është afërsisht 300 milionë dollarë, si dhe do të blihen edhe paketa mbështetëse logjistike dhe pajisje speciale për stërvitje.

Në peticionin e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes në Parlamentin e Rumanisë, thuhet se me blerjen e sistemeve të avionëve pa pilot Bayraktar TB2 synohet të zbatohen objektivat e aftësisë që i janë dhënë Rumanisë në procesin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s dhe se programi do të kontribuojë në arritjen e objektivave të transformimit të ushtrisë së Rumanisë deri në vitin 2040.

Kategoritë
BotaLajme