Rumania s’e njeh Kosovën, por është shteti i dytë me më së shumti punëtorë në Gjykatën Speciale

Që nga themelimi e nisja e punës, Dhomat e Specializuara të Gjykatës dhe Prokurorisë në Hagë janë akuzuar me të madhe për trajtim jashtë çdo norme ligjore të të akuzuarve, e konkretisht ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ky institucion, i cila dita ditës me veprimet e tij po ia venit vetes kredibilitetin e besueshmërinë, para disa ditësh ka publikuar raportin për vitin 2021, në të cilin janë vënë re disa detaje të cilat dëshmojnë apo me njëfar forme i japin një pasqyrë arsyes se pse veprimet e Speciales thuajse çdo ditë po konsiderohen si anti-ligjore, si dhe ndesh me të drejtat e njeriut, të përcaktuara e të mbrojtura me ligj.

Kategoritë
BotaLajme