Rusët do të paguajnë 45 euro më shumë për të hyrë në BE

Bashkimi Evropian po propozon ta bëjë më të shtrenjtë dhe më të vështirë për qytetarët rusë marrjen e vizave.

Rusët që dëshirojnë të hyjnë në BE do të përballen me një proces më të gjatë aplikimi dhe tarfiat  e tyre do të rriten nga 35 euro në 80 euro.

Kjo duhet të vazhdojë për sa kohë që Moska do të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës, tha Komisioni i BE-së.

“Tani për tani, qytetarët rusë nuk duhet të kenë akses të lehtë në BE. Dhe është për këtë arsye Komisioni miraton pezullimin e plotë të propozuar të marrëveshjes për lehtësimin e vizave midis Rusisë dhe BE,” tha komisionerja për Punët e Brendshme Ylva Johansson.

Pasi propozimi të pranohet nga këshilli, i cili mund të ndodhë brenda javës, Komisioni do të publikojë udhëzimet e reja.

Më shumë se një milion rusë kanë udhëtuar në vendet e BE-së që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt.

Margaritis Schinas, një nënkryetar i Komisionit të BE-së, tha se Rusia kishte “minuar plotësisht” besimin mbi të cilin bazohej marrëveshja ekzistuese e vizave BE-Rusi.

Sipas kësaj marrëveshjeje, rusët kishin për 15 vjet që gëzonin një proces të thjeshtuar për marrjen e vizave të BE-së.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter duke thënë se marrëveshja e vizave duhet të pezullohet pasi “nuk mund të vijijë si zakonisht” me Rusinë.

Kjo masë vjen pas një vendimi javën e kaluar nga ministrat e jashtëm të BE-së, kur ata ranë dakord në parim për të pezulluar marrëveshjen ekzistuese të vizave me Moskën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, javën e kaluar pranoi se vendimi i BE-së do ta bënte jetën më të vështirë për udhëtarët rusë, duke e quajtur propozimin “një tjetër vendim qesharak në një seri absurditetesh të vazhdueshme”.

Kategoritë
BotaLajme