Rusi, 13 të vdekur nga zjarri në një klub nate

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një klub natë në qytetin Kostroma të Rusisë

Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një klub natë në qytetin Kostroma të Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve që agjencitë ruse të lajmeve e bazojnë në zyrtarët e rajonit, mësohet se zjarri shpërtheu gjatë mesnatës në një klub në qytetin Kostroma.

Sipas të dhënave parapake 13 persona e kanë humbur jetën nga zjarri që mendohet se është shkaktuar si pasojë e përdorimit të armës për fishekzjarre ose të lëndëve piroteknike dhe i cili është vendosur nën kontroll në mëngjes pasi ishte efektiv në një zonë prej rreth 3.500 metër katrorë.

Gjatë zjarrit janë evakuuar 250 persona në ndërtesë.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar një person për të cilin Prokuroria ka filluar hetime.

Kategoritë
BotaLajme