Rusi, gjendet fosili 50 mijë vjeçar i një këlyshi të mamuthit

Shkencëtarët që ekzaminuan fosilin që u shfaq gjatë shkrirjes së akullit në qershor, konstatuan se ishte i një këlyshi të mamuthit që jetoi afërsisht 50 mijë vjet më parë.

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 mijë vjeçar i ruajtur shumë mirë i një këlyshi të mamuthit.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar një fosil të këlyshit të mamuthit me peshë prej rreth 180 kilogram dhe i gjatë 120 centimetra.

Shkencëtarët që ekzaminuan fosilin që u shfaq gjatë shkrirjes së akullit në qershor, konstatuan se ishte i një këlyshi të mamuthit që jetoi afërsisht 50 mijë vjet më parë.

Mendohet se mamuthi ka qenë rreth 1-vjeçar kur ka ngordhur ndërsa është emëruar “Yana” për shkak të pellgut të lumit ku u zbulua fosili.

Shkencëtarët rusë theksojnë se ky fosil i këlyshit të mamuthit është në mesin e shembujve më të ruajtur deri më tani.

Vetëm gjashtë zbulime të ngjashme të mamuthit janë gjetur në botë.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme