Rusi: Goditëm depon me armatimet e rënda të dërguara nga SHBA dhe Evropa

Rusia njoftoi se kishte goditur magazinën ku ishin armët e dërguara në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane.

Ndërsa vazhdojnë sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, të nisura më 24 shkurt,  nga Ministria ruse e Mbrojtjes erdhi një deklaratë e re.

Duke shpjeguar se kishte goditur një depo armësh në Ukrainë, ministria tha: “Afër Chortkov në rajonin e Ternopolit, goditëm magazinën ku kishte raketa me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi me bazë detin, një sistem të madh raketash antitank të furnizuara regjimit të Kievit nga SHBA dhe vendet evropiane, gjithashtu u shkatërrua një sistem portativ raketor kundërajror dhe predhat e artilerisë.”

Në deklaratë vihet në dukje se një avion Su-25 që i përkiste Forcave Ajrore të Ukrainës u rrëzua nga sistemi rus i mbrojtjes ajrore në rajonin e Harkovit, ministria tha, “(që nga 24 shkurti) Si pjesë e operacionit u shkatërruan gjithsej 201 avionë, 130 helikopterë, 1,188 mjete ajrore pa pilot , 388 sisteme raketore kundërajrore, 3.514 tanke dhe mjete të tjera luftarake të blinduara, 508 raketahedhës shumëgrykëshe, 1.870 artileri fushore dhe mortaja dhe 3.570 mjete ushtarake speciale.”

  • Rusia fillon shpërndarjen e pasaportave ruse në Ukrainë

Në përputhje me dekretin e nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin, shtetësia ruse filloi t’u jepet ukrainasve që jetojnë në qytetet ukrainase Melitopol, Herson dhe Zaporizhia.

Vladimir Putin nënshkroi një dekret që lehtëson marrjen e nënshtetësisë ruse për banorët e rajoneve Herson dhe Zaporozhia të Ukrainës më 25 maj.

Sipas këtij dekreti, e drejta e nënshtetësisë ruse iu dha atyre që jetonin në qytetet e pushtuara dhe pasaportat ruse filluan të shpërndahen në qytetet e pushtuara të Ukrainës gjatë festimeve të Ditës së Rusisë të festuar një ditë më parë.

  • Ndërsa pasaportat iu dorëzuan zotëruesve të tyre në ceremonitë e mbajtura dje në qytetin Melitopol në Rajonin Zaporozhia, Vladimir Rogov, drejtuesi i administratës ushtarake të Rajonit Zaporozhia i emëruar nga Rusia, tha: “Në 6 qershor, më shumë se 70 mijëra njerëz kanë aplikuar për shtetësi ruse në këtë rajon”.

Vladimir Saldo, drejtuesi i administratës ushtarake të Rajonit Herson, i emëruar nga Rusia, deklaroi se ka një kërkesë intensive për shtetësinë ruse nga banorët.

“Të gjithë banorët e Hersonit duan të marrin shtetësinë ruse sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

  • Abazoviq do të zhvillojë një vizitë në Ukrainë

Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq njoftoi se do të vizitojë Ukrainën me ftesë të presidentit Vladimir Zelenskiy.

Në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale të Kryeministrisë së Malit të Zi, thuhet se Abazoviq do të shkojë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Duke theksuar se Abazoviq do t’u propozojë liderëve të Ballkanit Perëndimor për një vizitë të përbashkët në Ukrainë, në deklaratë thuhet se “ai do të zhvillojë bisedime veçanërisht me vendet anëtare të NATO-s në rajon (në Ukrainë). Qëllimi i vizitës është që Ballkani Perëndimor të tregojë se mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.”

Kategoritë
BotaLajme