Rusi, lehtësohet marrja e nënshtetësisë për të huajt që kryejnë detyrë në ushtrinë ruse

Sipas projektligjit, proceset për marrjen e nënshtetësisë ruse do të lehtësohen për shtetasit e huaj që kanë kryer detyrë në ushtrinë ruse me kontratë për më shumë se 1 vit

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, Duma, ka miratuar projektligjin për lehtësimin e proceseve për marrjen e nënshtetësisë ruse për qytetarët e vendeve të huaja që do të kryejnë detyrë në ushtrinë ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me projektligjin e miratuar në Dumën ruse, është kryer rregullim në ligj për të lehtësuar që të huajt të marrin nënshtetësinë ruse.

Sipas projektligjit, proceset për marrjen e nënshtetësisë ruse do të lehtësohen për shtetasit e huaj që kanë kryer detyrë në ushtrinë ruse me kontratë për më shumë se 1 vit.

Në ligjin aktual, të huajt duhej të kryenin detyrë për 3 vjet në ushtrinë ruse për marrjen e nënshtetësisë ruse.

Kategoritë
BotaLajme