Rusia dëbon 14 diplomatë bullgarë në shenjë hakmarrjeje ndaj Sofjes

Rusia bëri të ditur të premten se po dëbonte 14 diplomatë bullgarë në përgjigje të vendimit “të pajustifikuar” të Sofjes për të dëbuar personelin diplomatik rus, ndërsa tensionet mes dy vendeve mbeten të larta pas nisjes së ofensivës së Moskës në Ukrainë.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse në një deklaratë të publikuar më 5 gusht tha se thirri ambasadorin bullgar Atanas Kristin dhe i dorëzoi atij një shkresë ku shkruhej se 14 punonjës diplomatikë bullgarë shpalleshin si “persona të padëshiruar” në Rusi.

Shumë vende evropiane kanë dëbuar diplomatët rusë pasi Moska dërgoi trupat ushtarake në Ukrainë më 24 shkurt, me Rusinë që i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë, shkruan REL.

Bullgaria në qershor bëri të ditur se po dëbonte 70 persona nga stafi diplomatik rus, numri më i madh i dëbuar njëherazi nga vendi ballkanik.Sofja njoftoi gjithashtu mbylljen e përkohshme të konsullatës së përgjithshme të Rusisë në Bullgari.

Kategoritë
BotaLajme