Rusia do të pezullojë tubacionin e gazit “Fuqia e Siberisë” për shkak të mirëmbajtjes

Gazprom-i filloi furnizimin me gaz në Kinë përmes tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë” në vitin 2019 si pjesë e një kontrate 30-vjeçare

Gjiganti energjetik rus Gazprom do të pezullojë përkohësisht rrjedhën e gazit përmes tubacionit “Fuqia e Siberisë” (Power of Siberia) që transporton gazin rus në Kinë për shkak të “punës së planifikuar të mirëmbajtjes”, njoftoi sot Gazprom-i, transmeton Anadolu Agency (AA).

Furnizimi përmes gazsjellësit do të ndërpritet për tetë ditë midis 22 dhe 29 shtatorit.

“Në përputhje me marrëveshjen e blerjes dhe shitjes së gazit në Rrugën Lindore midis Gazprom-it dhe kompanisë kineze CNPC, mirëmbajtja parandaluese e pajisjeve dhe sistemeve të tubacionit të gazit ‘Fuqia e Siberisë’ kryhet dy herë në vit: në pranverë dhe në vjeshtë”, shpjegoi Gazprom.

Gazprom-i filloi furnizimin me gaz në Kinë përmes tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë” në vitin 2019 si pjesë e një kontrate 30-vjeçare.

Kategoritë
BotaLajme