Rusia drejton gishtin nga një vend i NATO-s për sulmin ndaj gazsjellësit Nord Stream

Ministria e Mbrojtjes në Rusi deklaroi se Marina Britanike ishte ajo që hodhi në erë gazsjellësin e Nord Stream muajin e kaluar, duke akuzuar drejtpërdrejt në këtë mënyrë një nga vendet kryesore të NATO për këtë akt sabotazhi.

“Sipas informacioneve të siguruara, përfaqësues së njësisë së marinës britanike morën pjesë në planifikimin, organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist në Detin Baltik më 26 shtator kundër gazsjellësve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2”, shkruhet në njoftim.

Deri në këto momente, nuk ka një kundërpërgjigje nga pala britanike për këto akuza që vijnë nga Kremlini.

Që në momentet e para, Rusia akuzoi perëndimin për përpjekjet për të ndërprerë furnizimin me gaz, por asnjëherë nuk kishte deklaruar se kush ishte përgjegjësi.

Kremlini përsëriste në atë kohë se akuzat se fshihej Rusia pas këtij sulmi ishin pa kuptim, ndërkohë që shprehej se një ndër porositësit mund të ishte dhe Uashingtoni, i cili donte të shiste më shumë gaz të lëngshëm në Europë.

 

Kategoritë
BotaLajme